Glossary entry

English term or phrase:

promissory notice

Albanian translation:

Njoftim premtues

Added to glossary by Sherefedin MUSTAFA
Feb 26, 2008 16:52
16 yrs ago
English term

promissory notice

English to Albanian Other Government / Politics Nationality Act
Ju lutem për ndihmën tuaj të çmuar rreth kësaj.

Bëhet fjalë për një njoftim paraprak me të cilin dikush njoftohet se "i premtohet" shtetësia e filan shtetit me kusht që ai/ajo të heq dorë nga shtetësia e mëparshme etj.

Discussion

Gentiana Kasemi Feb 27, 2008:
E dashur, dont worry :). Në fakt këtu hapësira është shumë e vogël për të shprehur qartësisht mendimet, prandaj ndonjëherë nuk arrijmë të përcjellim plotësisht atë që duam; ke të drejtë. Së shpejti, Genta
Më fal për keqkuptimin Genta :), e lexova fjalë për fjalë të që shkruan më sipër ku thua që mendon se fjala tregon dicka paraprake, si në shqip ashtu edhe prej "pre"-së së latinishtes. Ke gjithashtu të drejtë kur thua se diskutimet tona janë konsrtuktive.
Gentiana Kasemi Feb 27, 2008:
Fabiana, i imi nuk ishte botimi i një artikulli shkencor apo një zbulim i ri, por vetëm hamendësime personale mbi fjalë ekzistuese në fjalor (fola për subjektivizëm). Dhe për më tepër, nuk doja të thosha pikërisht ato që ke kuptuar ti. Përshëndetje.
Nuk jam fort e sigurt që vjen nga ajo vetëm se ka "pre" përpara, pasi e vetmja fjalë që më vjen në mend është "premessa", është pak ndryshe nga premtimi. Për më tepër, edhe në italisht premtimi është zotim pa "nëse" e pa diskutime kushtesh.
Vërtetë interesante. Jo gjithmonë ama mund të gjejmë rrënjën tek gjuhët e tjera dhe mbi të gjitha t'i sjellim në ditët e sotme. Jam dakord që është çështje zgjedhjesh, por gjetjet e reja kanë nevojë për një studim shumë më të thellë se sa Kudoz.
Gentiana Kasemi Feb 26, 2008:
Po, Monika, më duket shumë bindëse pikëpamja jote. Unë do ta mbyllja pjesëmarrjen time me një shprehje italiane që e përkthyer do ta humbte disi bukurinë "Ai posteri l'ardua sentenza..." :-)
Gentiana Kasemi Feb 26, 2008:
... individuale. Rëndësi ka që të jenë të arsyetuara e të vetëdijshme, megjithëse subjektive në mënyrë të pashmangshme. Me dashamirësi Genta :-)
P.S. Më falni nëse ju shqetësoi numri i madh i mesazheve :-)
Gentiana Kasemi Feb 26, 2008:
shprese për të kryer diçka, por kurrsesi një vendim të palëkundur.
Të paktën kështu e mendoj unë. Në fund të fundit, dialogu ynë ka padyshim cilësinë e një debati konstruktiv e për më tepër, të përkthesh do të thotë të kryesh disa zgjedhje...
Gentiana Kasemi Feb 26, 2008:
Me sa di, na mungon një fjalor etimologjik i shqipes, por kam idenë se "premtim" me pjesën e parë të rrënjës "pre-", vjen nga latinishtja, dhe, sikurse në shqipen e sotme, e përmban atë nuancën gjuhësore që tregon diçka paraprake, një zotim, një dhënie...
Gentiana Kasemi Feb 26, 2008:
...Megjithëse Qesku e përkthen "promissory" si "parapremtues" në lidhje me fushën e drejtësisë, mua më duket "parapremtues" një neologjizëm (në fjalorin shqip-shqip të 1980-ës nuk ekziston) plotësisht i zëvendësueshëm me "premtimdhënës"....
Gentiana Kasemi Feb 26, 2008:
E dashur Fabi, duke pranuar më parë që të treja zgjedhjet e Monikës janë sinonime tepër të vlefshme, do të argumentoja që në fakt "premtimdhënës" ndryshon nga "vendimtar": "premtimdhënës" e lë njoftimin të hapur ndaj bisedimesh/ndryshimesh të mundshme ...

Proposed translations

+7
11 mins
Selected

Njoftim parapremtues

Sherefedin,
Në fushën ligjore përdoret termi "njoftim parapremtues".

Në fjalor gjithashtu e hasa si "njoftim premtimdhënës" ose "njoftim premtues".

Unë parapëlqej variantin e parë, por varet nga parapëlqimi juaj dhe nga konteksti juaj.

Monika

--------------------------------------------------
Note added at 5 hrs (2008-02-26 22:15:39 GMT)
--------------------------------------------------

Gentiana, diskutim tepër interesant! Faleminderit për kohën dhe komentet e dhëna. Për mendimin tim, "Premtimdhënës" është sinonim me "shpresëdhënës" dhe, edhe pse janë përkthime të drejta të shprehjes në fjalë, në fushën ligjore do të thosha që nuk janë aq të forta dhe aq solide. Pë rmendimin tim një "njoftim shpresëdhënës"apo një "njoftim premtimdhënës" nuk është aq i fortë sa një "njoftim parapremtues". Ky i fundit tingëllon më zyrtar.
Premtimi është një zotim që bëjmë, një fjalë që japim dhe në fillim bëhen premtimet/zotimet, pra jepet fjala dhe pastaj mbahen ato.
Peer comment(s):

agree Eva T : Po: "parapremtues"
15 mins
Faleminderit Eva
agree Gentiana Kasemi : Unë jam për propozimin "njoftim premtimdhënës"; vetë fjala "premtim" nënkupton diçka paraprake, "parapremtues" më tingëllon paksa si përsëritje :-)
1 hr
Faleminderit Genta. Dakord për "premtimdhënës", vetëm se më duket pak si shprehje e butë në fushën ligjore... Shih komentet e shtuara në përgjigjen time. :)
agree Fabiana Papastefani-Pezzoni : Nuk jam e sigurt Geta, ky dokument nuk është ende përfundimtar, është një premtim me kusht, ndaj do ta quaja "parapremtim". Në enciklopedinë time thuhet që ende është "subject to further negotiations/settlements."
3 hrs
Faleminderit Fabi për referencën në enciklopedinë tënde.
agree aneta_xh : Në bazë të Fjalorit Terminologjik për Drejtësinë (ang-shqip) është "Njoftim Parapremtues"
6 hrs
Faleminderit Aneta
agree Edlira BABAMUSTA (MCIL)
4 days
Faleminderit Edlira
agree Wise (X)
9 days
agree Translation Link : parapremtues, se është premtim me kusht
33 days
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Falenderoj të gjithë për sygjerimet e vlefshme."
+1
5 hrs

note premtimi me kusht

"Promissory" means a promise on a specified demand.
"parapremtim" me sa di une nuk perdoret nga shqiptaret, ndoshta nga gjuhetaret ...
Fjala e huazuar "note" ka nje kuptim me zyrtar se fjala shqipe "njoftim".
Peer comment(s):

agree Gentiana Kasemi : Nick, po fjalët "gjuhëtarë" dhe "shqiptarë" nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën (po bëj shaka :-)
2 hrs
Faleminderit Gentiana.
Something went wrong...
6 hrs

notë premtuese

notë = letër zyrtare

(term i përdorur kryesisht në fushën e biznesit)

http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=docs/Ligj Nr 9406 Datë 19-...
Something went wrong...
+1
17 hrs

njoftim premtimi

edhe në ligjin shqiptar mbi shtetësinë, termi i përdorur është "premtimi i një shtetësie te huaj"...

Ndërsa "notë premtuese" është përkthim shumë i saktë i "Promissory Note" dhe jo i "promissory notice", por që përdoret në një kontekst krejt të ndryshëm që ka të bëjë me pagesën e një borxhi, kredie etj. .
Personalisht do të përjashtoja përdorimin e termit "parapremtues", pasi në kontekst bëhet fjalë gjithsesi për një "premtim", pavarësisht se është i kushtëzuar apo jo.
Peer comment(s):

agree Ec Linguistic Solutions
2 hrs
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search