Glossary entry

English term or phrase:

Safety and Security

Albanian translation:

mbrojtja dhe sigurimi / ruajtja dhe sigurimi

Added to glossary by Valdete
Mar 2, 2007 13:32
17 yrs ago
English term

Safety and Security

English to Albanian Social Sciences Government / Politics safety
safety

vs

security in Albanian?
Change log

Mar 2, 2007 14:21: Monika Coulson changed "Term asked" from "safety " to "Safety and Securty"

Mar 2, 2007 14:22: Monika Coulson changed "Term asked" from "Safety and Securty" to "Safety and Security"

Discussion

Monika Coulson Mar 3, 2007:
Boy, I missed all the excitement here :) :) Just came here and saw this.

Unë në fakt ju detyrohem një shpjegim më të hollësishëm, jo vetëm Ledjës, por të gjithë pjesëmarrësve këtu.

Kështu qëndron puna:

Pyetësja bëri dy pyetje, njëra ku thuhej vetëm: “Security. Albanian translation, please send suggestions;” dhe tjetra ku thuhej: “Safety. safety vs security in Albanian?” që për mendimin tim ishte më e plotë se e para, pasi kërkohej ndryshimi midis termit shqip të fjalëve angleze “safety” dhe “security”.

Unë kisha tri mundësi: ose të fshija këtë pyetje në fjalë, ose atë që fshiva, ose t’i fshija të dyja dhe t’i kërkoja asaj që bëri pyetjen ta dërgonte nga e para pyetjen e vet.

Arsyet që nuk e fshiva këtë pyetje, por i bashkova të dyja në të njëjtin vend ishin dy: E para, kjo ishte pyetje më e plotë se tjetra (pra këtu kërkohej ndryshimi mes termave “Safety vs. Security in Albanian” dhe arsyeja e dytë ishte se tashmë kjo pyetje kishte marrë një përgjigje.

Mund ta fshija këtë dhe ta ruaja pyetjen tjetër, por ajo nuk ishte e plotë dhe nuk kishte marrë asnjë përgjigje, pra ishte rruga më e lehtë për ta fshirë atë. Mundësia e tretë (t’i fshija të dyja pyetjet) mendova se ishte e panevojshme, pasi kjo pyetje tashmë jo vetëm që kishte marrë një përgjigje, por në të kërkohet qartë ndryshimi mes dy termave.

Më vjen keq për shqetësimin që mund të kem shkaktuar, por këto ishin arsyet. E rëndësishme është që ajo që pyet ta ketë zgjidhur dilemën e saj mes dy termave në fjalë.

Gjithë të mirat,
Monika

Proposed translations

+4
55 mins
Selected

mbrojtja dhe sigurimi / ruajtja dhe sigurimi

Valdete,
Zakonisht "safety and security" gjenden së bashku, pasi është shprehje që përdoret gjerësisht, prandaj i bashkova të dy pyetjet e veçanta në një të vetme.

Mirë është që të jepet konteksti ku dhe si përdoret shprehja. Pa kontekst është tepër e vështirë për ne të tjerët ta marrim me mend me saktësi se për çfarë flitet.

Ashtu në përgjithësi unë do ta përktheja si:

mbrojtja dhe sigurimi (i shtetit, i nxënësve, i rajonit, etj.)

ose

ruajtja dhe sigurimi (i shtetit, i nxënësve, i rajonit, etj.)

Shpresoj që ky sugjerim t'ju japë një ide që mund t'i përshtatet teksit tuaj.

Monika
Peer comment(s):

agree Gashi2005
1 hr
agree Jonia Tamburi
1 hr
agree Blerta Alikaj
4 hrs
agree kleanbsf (X)
6 hrs
Something went wrong...
4 KudoZ points awarded for this answer. Comment: "Faleminderit shumë për sugjerimin tuaj. Më ka ndihmuar shumë! "
+1
31 mins
English term (edited): safety

siguri

siguri vs sigurim

"safety" is the state of being free of harm and danger
"security" refers to all measurements taken to protect a place, or ensure that only authorised personnel enters it

--------------------------------------------------
Note added at 4 hrs (2007-03-02 17:56:08 GMT)
--------------------------------------------------

E ndjej të arsyeshme të bëj një ndërhyrje mbi arsyet e përkthimit që kam sugjeruar. Meqenëse fillimisht qenë dy pyetje të ndara, pata përshtypjen se kërkohej ndryshimi midis ketyre dy termave dhe si mund të thuhej secili shqip. Nëse bëhet fjalë për frazën "safety and security", gjë që Valdetja mund të na e konfirmojë, atëherë jam dakord me përgjigjen e koleges.
Example sentence:

safety measures - masa sigurie

security guard - roje sigurimi

Peer comment(s):

agree TrueBaller : Pergjigje e sakte, e plote dhe e qarte.
1 hr
Shume faleminderit, Mimoza :)
disagree Gashi2005 : Jam i ri ketu, po nuk kam degjuar asnjehere te themi "siguria dhe sigurimi" ne shqip. ju lutena mos beni perkthim fjale per fjale dhe pa kuptim, qe tingellon vetem si perkthim, por jo shqip.
1 hr
Kur dhashe une pergjigjen, dy fjalet ishin ne pyetje krejtesisht te ndara. Me vone Monika i ka bashkuar ne nje. Pergjigjja ime i paraqet te ndara. Faleminderit per kontributin.
neutral aneta_xh : Ledja, kini parasysh se në përgjigjen tuaj ju i përgjigjeni veç e veç. Pyetësja thotë "safety vs, security" përgjigja juaj thotë "siguri vs. sigurim", gjë që nuk tingëllon fare si shqip.
2 hrs
Sic e kam shpjeguar ne shenimin e shtuar, ideja e "safety vs security" eshte marre nga ana ime si pyetje ne duhet perdorur njera apo tjetra, prandaj kam dhene shpjegimet per secilen, pra "siguri" kundrejt "sigurim". Por une kam rene dakord me Moniken.
agree Juliana Cullafiq : Pajtim shuuuumë i vonuar, por e gjeta këtë pyetje duke bërë një kërkim termash dhe shpjegimi i dhënë për "safety" është plotësisht i drejtë. P.sh. "Road safety" përkthehet "Siguria në rrugë".
490 days
Rrofsh, Juliana. Thanks for seeing my point :)
Something went wrong...
Term search
  • All of ProZ.com
  • Term search
  • Jobs
  • Forums
  • Multiple search